Google search engine
Home Bota Kanadaja i jep goditjen e fuqishme Rusisë

Kanadaja i jep goditjen e fuqishme Rusisë

0
247

Kryeministri kanadez Justin Trudeu deklaroi sot ndalimin e importit të naftës ruse duke thënë se të ardhurat nga nafta kanë ndihmuar për të mbështetur Presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë. Në mbështetje të masave kundër Rusisë që po sulmon Ukrainën, Trudeu tha se masa e vendosur dërgon një mesazh të fuqishëm. 

“Sot, ne po shpallim ndalimin e të gjitha importeve të naftës së papërpunuar nga Rusia, një industri nga e cila ka përfituar shumë Presidentin Putin dhe oligarkët e tij. Dhe ndërsa Kanadaja ka importuar shumë pak sasi në vitet e fundit, kjo masë dërgon një mesazh të fuqishëm,”- tha Trudeau në një konferencë shtypi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here