Google search engine
Home Sport Gjykata e Tiranës merr vendimin drastik ndaj Armand Dukës

Gjykata e Tiranës merr vendimin drastik ndaj Armand Dukës

0
292

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë nga detyra kreun e FSHF. Sipas burimeve gjykata ka vendosur të pezullojë edhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr. 1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Gjithashtu, Gjykata vendos që të pezullojë efektet juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi.

Njëkohësisht është pezulluar edhe veprimtaria e Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here