Google search engine
Home Bota “Forcat ruse ndodhen 30 km larg Kievit”/ Inteligjenca britanike del me njoftimin...

“Forcat ruse ndodhen 30 km larg Kievit”/ Inteligjenca britanike del me njoftimin e jashtëzakonshëm

0
176

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së bashkuar njofton përmes një postimi në Twitter se pjesa më e madhe e forcave ruse janë 30 kilometra larg Kievit.

Përparimi i Rusisë u “ngadalësua nga forcat ukrainase që mbronin aeroportin Hostomel, një objektiv kyç rus për ditën e parë të konfliktit”, citoi ministria.

Luftimet e ashpra vazhdojnë rreth Chernihiv dhe Kharkiv, megjithatë të dy qytetet mbeten nën kontrollin ukrainas.

“Dështimet logjistike dhe rezistenca e fortë ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin rus. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të mos bërë publike detajet e konfliktit, Forcat e Armatosura Ruse për herë të parë janë detyruar të tregojnë numrin e viktimave.”, theksohet në njoftimin e Mbretrisë së bashkuar.

Rusia gjithashtu tha se numri i viktimave është më i ulët në krahasim me forcat ukrainase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here