Google search engine
Home Lifestyle E papritur/ Zbulohet moderatorja e emisionit më të ndjekur të humorit, është...

E papritur/ Zbulohet moderatorja e emisionit më të ndjekur të humorit, është ish-banore e “Big Brother VIP” dhe do jetë në krah të Bes Kallakut

0
266

Më datën 6 mars, në televizionin ABC rikthehet spektakli i humorit, “Kosherja”. Edhe këtë herë do të jetë drejtues Bes Kallaku, i cili do t’i kënaq të gjithë me humorin e tij.

Ndërkohë, ditën e djeshme, stafi i “Kosheres” ka bërë të ditur që moderatore këtë sezon do të jetë blogerja e njohur, Sarah Berisha.

Ajo ka vetëm pak kohë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku dhe rezultojë si një nga banoret e cila kishte fituar më shumë ndjekës.

“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon spektakli do ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen

Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e saj dhe i urojmë suksese”, thuhet në njoftim.

ABC i bën thirrje teleshikuesve që nga e diela e ardhshme në orën 20:30 të ndjekin humorin e vërtetë dhe mbrëmja do të jetë e bukur në familjen tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here