Google search engine
Home Bota Çfarë do të ndodhë sot mes Rusisë dhe Ukrainës në takimin që...

Çfarë do të ndodhë sot mes Rusisë dhe Ukrainës në takimin që do mbahet në kufi me Bjellorusinë? Ndihmësi i Putin zbardh detajet

0
247

Ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin bën të ditur se bisedimet me Ukrainën janë planifikuar të ndodhin  në mesditë me orën e Moskës.

Bisedimet në fjalë do të mbahen pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi, ndërsa parashikohet të fillojnë në mesditë me orën e Moskës (04:00 ET), njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Vladimir Medinsky, i cili drejton delegacionin e Kremlinit, tha se ekipi i tij ishte “gati për negociata menjëherë pas mbërritjes së tyre (të palës ukrainase).

Ndërkohë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti citoi Medinsky duke thënë se logjistika për delegacionin ukrainas ishte “shumë e vështirë”.

Po ashtu ai ka zbuluar edhe detaje nga takimi që pritet të mbahet sot. Dy delegacionet do të takohen pranë lumit Pripyat në kufi. Zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e telefonoi homologun e tij të dielën dhe i ofroi garanci sigurie, duke thënë se “kishte marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit të delegacionit ukrainas”.

Takimi i planifikuar i së hënës pason me një mori deklaratash nga ana e Kremlinit, i cili pretendoi më parë se pala ukrainase kishte kundërshtuar propozimin e Rusisë për t’u takuar në Bjellorusi dhe më pas kishte hequr dorë nga kontaktet. Zyra e Zelensky mohoi pretendimet se Kievi refuzoi të negocionte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here