Google search engine
Home Bota A ka marrë Rusia kontrollin e stacionit bërthamor më të madh në...

A ka marrë Rusia kontrollin e stacionit bërthamor më të madh në Evropë? Reagon “dhëmbë për dhëmbë’ në mënyrë urgjente Ukraina. Ja çfarë ka ndodhur

0
277

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet e Moskës që forcat ruse të kenë marrë nën kontroll stacionin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë. Ky lajm vjen pasi mediat raportuan shpërthime të fuqishme të shtunën në darkë.

Energoatom, kompania shtetërore e Ukrainës që merret me centralet bërthamore, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se pretendime të tilla nga Moska janë “një gënjeshtër absolute”.

Të hënën Rusia tha se trupat e saj kishin marre nen kontroll centralin dhe operacionet po vazhdonin normalisht.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov i ministrisë ruse të Mbrojtjes tha në një deklaratë: “Ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”.

Ai shtoi: “Personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Rrezatimi radioaktiv është normal.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here