Google search engine
Home Bota Vladimir Putin vendos në gatishmëri armët bërthamore, reagon SHBA

Vladimir Putin vendos në gatishmëri armët bërthamore, reagon SHBA

0
250

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të papranueshme vendosjen e armëve bërthamore në gatishmëri nga ana e Vladimir Putinit.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen e Putinit si “të papranueshme”.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë luftën në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme,” tha ajo gjatë një interviste për CBS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here