Google search engine
Home Sport Dritan Shakohoxha kallëzon penalisht Ilir Shulkun dhe Aldi Topçiun për Asamblenë Zgjedhore...

Dritan Shakohoxha kallëzon penalisht Ilir Shulkun dhe Aldi Topçiun për Asamblenë Zgjedhore në FSHF të 2 marsit

0
207

Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka vendosur të kallëzojë penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, si dhe shefin e Departamentit Ligjor të kësaj organizate, Aldi Topcciun.

Kallëzimi penal është bërë për shkak se këta të fundit kanë firmosur që në kundërshtim me ligjin të vazhdojë organizimi dhe mbajtja e Asamblesë Zgjedhore të FSHF më datë 2 mars.

Shakohoxha i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit që të ndërhyjnë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës që ka vendosur pezullimin e Asamblesë Zgjedhore derisa të mbyllen çështjet gjyqësore që kanë lidhje me Shoqatat rajonale dhe zgjedhjet e kontestuara të tyre.

Akuzat ndaj tyre janë “pengimi për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “shpërdorim detyre”.

Shulku dhe Topçiu gjatë ditëve të fundit, pavarësisht vendimeve të shumta të Gjykatës për ndërprerjen e procedurave të zhvillimit të Asamblesë Zgjedhore me datë 2 mars, kanë vijuar normalisht në përbuzje të plotë të ligjit të përgatitin dhe të lajmërojnë anëtarët për listat e delegatëve që kanë dalë nga zgjedhjet e kontestuara si tërësisht të manipuluara në Shoqatat Rajonale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here