Forcat ruse po bombardojnë fuqishëm Ukrainën por nga raportimet dje është bërë e ditur se autokolonat ruse kanë mbetur rrugëve të Ukrainës pa karburant. Kjo ka bërë që ushtarët rus të kërkojnë ushqime përreth. Një lajm i tillë u shpërnda edhe në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që së fundmi po qarkullon edhe një video ku një ukrainas gjen të mbetur në rrugë një autoblind rus, i cili ka mbetur pa karburant. Biseda epike mes ushtarit rus dhe shoferit ukrainas që ofrohet për ta kthyer në Rusi është bërë virale në rrjete sociale.
PJESË NGA BISEDA
Shoferi: Si jeni? Keni mbetur në rrugë?
Ushtarët: Po, na ka mbaruar karburanti..
Shoferi: Atëherë mund t’ju tërheq unë deri në kufirin me Rusinë
(qeshin bashkë)
Ushtarët: Çfarë thonë lajmet, si po shkon lufta?
Shoferi: Thuhet se djemtë tanë po luftojnë mirë, kurse ju po dorëzoheni po ashtu mirë
(Qeshin).






































