Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thuhet se është një përplasje me armë në rrugë mes tyre dhe sulmuesve rusë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin verilindor të Sumy-t.
Sumy, me një popullsi prej më shumë se 260,000 banorësh është një qytet rajonal që shtrihet më pak se 30 km (19 milje) nga kufiri rus. Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy për në Kiev.
Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar, shkruan BBC.









































