Google search engine
Home Bota “Rusia pret të lodhemi, por ne s’do lodhemi së luftuari armikun”, Presidenti...

“Rusia pret të lodhemi, por ne s’do lodhemi së luftuari armikun”, Presidenti ukrainas në videokonferencë me liderët e BE-së: Ndoshta është hera e fundit që më shihni të gjallë

0
161

Presidenti ukrainas, Zelensky ka prekur me fjalët e tij drejtuar liderëve të BE. Mediat e huaja shkruajnë se në një video-konferencë me liderët, ai i ka komunikuar atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që mund ta shohin të gjallë.

“Kjo është hera e fundit që mund të më shihni gjallë”, mësohet të ketë thënë Presidenti.

”Armiku është ndaluar në shumë drejtime. Rusia pret të lodhemi, por ne s’do lodhemi”-ka përfunduar ai, raporton CNBC.

Kujtojmë se aktualisht janë duke u kryer luftime në Kiev. Forcat ruse ndodhen shumë pranë kryeqytetit, e nga ana tjetër, ushtria ukrainase ndodhet në gatishmëri për mbrojtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here