Zyrtarët e Ukrainës japin alarmin se forcat ruse kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, raporton “BBC”.
Në një reagim më të fundit në “Twitter”, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thekson se “armiku” tashmë ndodhet në Obolon, rreth 9 kilometra në veri të Parlamentit të Kievit, në qendër të kryeqytetit.
Ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë strehim, duke iu drejtuar me thirrjen: “banorë, kini kujdes! Mos dilni nga shtëpitë”.









































