Google search engine
Home Bota VIDEO / Rusët dalin në rrugë kundër Putinit, nisin protestat për pushtimin...

VIDEO / Rusët dalin në rrugë kundër Putinit, nisin protestat për pushtimin e Ukrainës

0
166

Ndërkohë që Rusia po sulmon ushtarakisht Ukrainën, në disa qytete ruse kanë nisur protestat kundër Presidentit rus Vladimir Putin.

Në Shën Petersburg qytetarët rusë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër luftës që Rusia po bën ndaj Ukrainës.

Forcat policore ruse tentuan të ndalonin protestat, megjithatë revolta e qytetarëve rusë ka vazhduar.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamje të protestave që kanë nisur në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës.

Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën në orët e para të mëngjesit të së enjtes duke goditur nga 3 fronte; Lindja, Veriu dhe Jugu.

https://twitter.com/novaya_gazeta/status/1496876696334708738?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1496876696334708738%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fjavanews.al%2Fvideo-ruset-dalin-ne-rruge-kunder-putinit-nisin-protestat-per-pushtimin-e-ukraines%2F

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here