Futbollisti i njohur ukrainas, Oleksandr Zinchenko, i cilësuar si “ylli” i Manchester City, ka shpërthyer keq ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pas vendimit të tij për të nisur sulmet ndaj Ukrainës.
Pwrmes njw postimi nw Instagram, pas sulmeve me pasoja nga Rusia, mbrojtësi 25-vjeçar ka bërë një status kundër Putin, i cili nga shumë njerëz cilësohet si fajtori kryesor i këtij konflikti.
Ai postoi foton e presidentit rus, Vladimir Putin, me shkrimin e bashkangjitur “Shpresoj që të vdesësh, të kesh vdekjen më të rëndë, krijesë”.
Statusi i tij bëri xhiron e rrjetit, derisa “instagram” e fshiu postimin, por gjithsesi mesazhi i tij i fortë u dha.







































