Google search engine
Home Aktualitet Sherr i rëndë me thika mes vajzave në Tiranë, tre prej tyre...

Sherr i rëndë me thika mes vajzave në Tiranë, tre prej tyre përfundojnë me urgjencë në spital. Ja çfarë thotë policia dhe arsyeja e ngjarjes së rëndë

0
209

Një sherr me thika mes pesë vajzave të reja në Tiranë ka përfunduar për fat të mirë pa pasoja të rënda. Tre prej tyre kanë përfunduar në spital bëri me dije policia.

Blutë e Tiranës raportojnë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetaset G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here