Google search engine
Home Bota Sanksionet e ashpra ndaj Rusisë që Biden deklaroi sot

Sanksionet e ashpra ndaj Rusisë që Biden deklaroi sot

0
214

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se sanksionet e reja të shpallura kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë do të kërkojnë pak kohë që të ndjehen ndikimet e tyre të plota nga Rusia dhe ekonomia e saj.

“Kjo do të marrë kohë. Dhe ne duhet të tregojmë vendosmëri, në mënyrë që ai të dijë se çfarë po vjen. Dhe kështu që populli rus e di se çfarë ka sjellë mbi ta. Ky  është qëllimi ynë,” tha Biden.

Biden tha se: “Putin nuk do të thot se këto sanksione po vijnë dhe ai do tërhiqet por, ai do të testojë vendosmërinë e Perëndimit për të parë nëse ne do të qëndrojmë së bashku dhe do ta bëjmë. Ne do t’i imponojmë atij kosto të konsiderueshme.”

Presidenti tha gjithashtu se sanksionet janë kritike për dërgimin e një mesazhi për presidentin rus Vladimir Putin.   “Nëse ne nuk lëvizim kundër tij tani me këto sanksione të rëndësishme, ai do të inkurajohet,” tha Biden.

Ja një vështrim në sanksionet e zbuluara dhe kë do të synojnë ato, sipas Shtëpisë së Bardhë:

Shkëputjae  institucionit më të madh financiar të Rusisë, Sberbank, dhe 25 filialet e tij nga sistemi financiar amerikan. Sberbank mban gati një të tretën e aseteve të përgjithshme të sektorit bankar rus

“Sanksione bllokuese të plota” për VTB Bank, banka e dytë më e madhe ruse, dhe 20 filialet e saj.

“Sanksione bllokuese të plota” në tre banka të tjera të mëdha ruse: Bank Otkritie, Sovcombank OJSC dhe Novikombank.

Bllokimi i  13 kompanive kryesore shtetërore nga mbledhja e parave nga tregu amerikan. Lista përfshin: Sberbank, AlfaBank, Banka e Kreditit e Moskës, Gazprombank, Banka Bujqësore Ruse, Gazprom, Gazprom Neft, Transneft, Rostelecom, RusHydro, Alrosa, Sovcomflot dhe Hekurudhat Ruse.

Sanksione ndaj elitave dhe anëtarëve të familjes ruse. Lista: Sergei Ivanov (dhe djali i tij, Sergei), Andrey Patrushev (dhe djali i tij Nikolai), Igor Sechin (dhe djali i tij Ivan), Andrey Puchkov, Yuriy Solviev (dhe dy kompani të pasurive të paluajtshme që ai zotëron), Galina Ulyutina, dhe Alexander Vedyakhin.

Sanksione ndaj 24 personave dhe kompanive bjelloruse. Kjo përfshin “dy banka të rëndësishme shtetërore bjelloruse, nëntë firma mbrojtëse dhe shtatë zyrtarë dhe elita të lidhura me regjimin”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Sanksionet ndaj ushtrisë ruse.

Sanksionet për importe të caktuara teknologjike në Rusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here