Google search engine
Home Bota Rajoni “Kemi vdekur shumë herë për të tjerët”/ A do t’iu bashkohen thirrjeve...

“Kemi vdekur shumë herë për të tjerët”/ A do t’iu bashkohen thirrjeve të BE-së për sanksione ndaj Rusisë? Vjen reagimi i papritur i Serbisë

0
298

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, njëkohësisht kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq, ka reaguar për sulmet ruse mbi Ukrainën. Ai është shprehur se Serbia nuk do i bashkohet thirrjeve të vendeve të BE-së për sanksione kundër Rusisë, pasi ato nuk e kanë ndihmuar në vitin 1999 kur vendi i tyre është bombarduar.

Daçiç ndër të tjera ka theksuar se Rusia ka kryer një agresion kundër Ukrainës dhe se do të ishte një problem i madh nëse BE do të bënte presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

Ndër të tjera në intervistën e tij për mediat ai është shprehur se Serbia nuk duhet t’i bashkohet asnjë sanksioni.

“A jemi ne Serbia një fuqi energjetike, kështu që gjithçka varet nga mënyra se si do të deklarohemi, ne duhet të shikojmë interesat tona. Kemi vdekur shumë herë për të tjerët. Të ruajmë marrëdhëniet me BE-në dhe me Rusinë dhe Kinën, sepse askush nuk do të na mbrojë nëse Rusia dhe Kina pushojnë së na mbrojturi”, ka thënë Daçiç.

Ai tha se kriza në Ukrainë ndodhi për shkak se Perëndimi nuk e respektoi marrëveshjen se NATO nuk do të shkojë në Lindje.

“Ne duhet të balancojmë dhe populli ukrainas dhe rus do të paguajnë një çmim të lartë. Apelojmë për paqe”, ka thënë Daçiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here