Pas sulmeve kibernetike të paradites së sotme ndaj faqeve të internetit të qeverisë ukrainase, mësohet vetëm pak minuta më parë se diçka e ngjashme ka ndodhur edhe ndaj faqeve kryesore qeveritare të Rusisë. Kështu raportohet se një sërë faqesh ruse, përfshirë këtu faqen e Kremlinit dhe të Dumës Ruse kanë dalë jashtë funksionit pas disa sulmeve kibernetike.





































