Google search engine
Home Bota “Një sulm i afërt rus mund të ndodhë së shpejti”, SHBA jep...

“Një sulm i afërt rus mund të ndodhë së shpejti”, SHBA jep alarmin

0
206

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ri për qeverinë ukrainase. CNN shkruan se sipas inteligjencës amerikane një pushtim i plotë rus do të ndodhë së shpejti.

Paralajmërimi i ri u përcoll të martën në mëngjes me orën lokale të Kievit. Një zyrtar i lartë ukrainas tha se Ukraina nuk e ka verifikuar inteligjencën dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme më parë për sulme që përfundimisht nuk u materializuan.

Lajmi për paralajmërimin vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke filluar nga mesnata e natës së sotme në Ukrainë. Një shqetësim i veçantë, paralajmëroi SHBA, është qyteti i madh verilindor i Kharkiv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here