Google search engine
Home Politike Shtanget Blendi Fevziu, gazetarja zbulon çfarë po përgatit SPAK-u: 30 veta mund...

Shtanget Blendi Fevziu, gazetarja zbulon çfarë po përgatit SPAK-u: 30 veta mund të merren të pandehur!

0
277

Gazetarja Anduena Llabani tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se rreth 30 veta do të merren nën hetim për aferën e inceneratorëve.

“Rreth 30 veta do të merren nën përgjegjësi penale nga SPAK-u”, tha gazetarja.

Blendi Fevziu: Nga të dhënat e SPAK-ut a do të ketë veprime të mëtejshme për inceneratorët?

Anduena Llabani: Po, do të ketë. Numri i personave që priten të merren në përgjegjësi penale mund t’i kalojë edhe 30 veta.

Blendi Fevziu: Rreth 30 veta që mund të merren në përgjegjësi penale? Në çfarë niveli?

Anduena Llabani: Në të gjitha nivelet: Tek ato të shtresës më të ulët në administratën shtetërore deri tek më i larti. Këtu mbetet për t’u parë sepse gjithë publiku dhe ne i kemi sytë dhe veshët tek SPAK-u, ku çdo ditë ne bëjmë pyetjen se a do të kemi zyrtarë të lartë “peshqit e mëdhenj” apo do të mjaftohemi nga këto personazhet “e vegjël”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here