Google search engine
Home Politike Bujqësia në kolaps, Agron Duka kërkon rritjen e subvencioneve, fermerët në protestë

Bujqësia në kolaps, Agron Duka kërkon rritjen e subvencioneve, fermerët në protestë

0
168

Bujqësia shqiptare ndodhet në situatë alarmante për arsye se kostoja e lartë, skema e TVSH dhe skema e subvencioneve nuk janë të mjaftueshme për fermerët, të cilët janë në situatë falimentimi. Sipas përfaqësuesve të shoqatave, fermerët dhe blegtorët janë prerë në besë nga Ministrja e Bujqësisë, pasi në një takim që ata zhvilluan në tetor u dakordësuan për të tjera gjëra, ndërsa në fakt nuk u zbatua asnjë pikë nga ato që kishin rënë dakord. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, që ti kushtojë një vëmendje të madhe sektorit të bujqësisë pasi puna e fermerëve ka një vlerë të madhe në ekonomikë shqiptare. Duka në postimin e tij parashtron dhe disa pyetje, ku sipas tij pse çdo vit duhet të ndryshojë skema e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori. Sipas Agron Dukës, situatë alarmante paraqitet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë, ku puna e fermerit, mundi dhe djersa vazhdon të përçmohet nga Qeveria. Partia Agrare ka depozituar në Kuvend, dy projektligje të cilat vijnë si rezultat i nevojave imediate të grupeve të interesit, që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për zërin e specialistëve. Deri tani nuk ka një përgjigje konkrete se kur do të shqyrtohen këto dy projektligje. Deputeti Duka tha se: “Nuk e kuptojmë se pse është parë e nevojshme nga qeveria, që çdo vit të ndryshojë skemat e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori?! Pse u pa e arsyeshme nga qeveria të ofronte 3.2 miliardë lekë për sektorin e bujqësisë, duke ditur që këto janë taksat që do t’u merren fermerëve nga paketat e reja fiskale, duke e ditur fare mirë që përqindja e buxhetit nuk ka ndryshuar”? Sipas Dukës ministria e Bujqësisë hoqi 6% e TVSH-së e cila u bë 0% në shitje nga fermeri dhe u shtua 10% taksë për imputet bujqësore ku në këtë rast nuk ka dalje nga buxheti drejtpërdrejtë por janë përfitime.

Ç’po ndodh në fakt me bujqësinë shqiptare?

Me skemën aktuale janë përjashtuar nga subvencionet që jep shteti 60% e fermerëve, një fakt që do detyrojë një pjesë të mirë të braktisin fshatin dhe punimin e tokave.

Ministrja aktuale përveç që i mashtroi në takimet me shoqatat e fermerëve, por ka përjashtuar 60% të fermerëve pasi kanë në nën 10 krerë lopë dhe nën 100 krerë dele.

Skemat e viteve e të shkuara kanë qenë 2-5 dylym e sipër të serave që mbështeten nga shteti ndërsa sot 1 hektarë që do të thotë të jesh biznes investitor dhe jo një fermer i thjeshtë, pasi një fermer nuk i mbjell dot 1 hektar sera.

Fermerët në protesta

Prej ditësh fermerët e Përmetit, Lushnjës, Beratit dhe Fierit janë hedhur në protesta për rritjen e subvencioneve nga shteti në një kohë kur çmimet e naftës dhe imputeve bujqësore po e bëjnë të pamundur punimin e tokës dhe mbajtjen e bagëtisë. Pavarësish sensibiliteteve të bujqve shqiptarë, ministria e Bujqësisë bën indiferentin me një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here