Google search engine
Home Aktualitet “Tre dimrat” nga Rozi Kostani çel sezonin artistik në teatrin Metropol, një...

“Tre dimrat” nga Rozi Kostani çel sezonin artistik në teatrin Metropol, një vepër e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne

0
338

Teatri Metropol në Tiranë çel sezonin e ri artistik me shfaqjen teatrore “Tre dimrat”. Me regji nga Rozi Kostani, premierë prej 24 shkurtit në teatër për publikun. Rozi Kostani është një nga emrat e vlerësuar në fushën e teatrit në vendin tonë, ku për publikun është prezantuar me vepra të ndryshme teatrore. Këtë herë zgjedhja e saj është vepra e autores kroate Tena Stiviçiç. Premiera është së shpejti në teatrin Metropol, por regjisorja Kostani rikthen në skenën teatrore për publikun aktorë të njohur të teatrit tonë. Shfaqja teatrore “Tre dimrat” vjen në skenë me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Marjeta Ljarja, Viktor Zhusti, Sokol Angjeli, duke vijuar dhe me Elia Zaharia, Armela Demaj, Sonila Kapidani, Xhino Musollari, Klea Konomi, Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ketjona Pecnikaj, Ina Morinaj, Amri Hasanlliu dhe Lindar Kaja. Teatri Metropol shprehet se vë në skenë për herë të parë shfaqjen “Tri dimrat” shkruar nga autorja kroate Tena Stiviçiç, që është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. “Është një vepër, e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave”, thuhet nga institucioni. Në shfaqjen teatrore janë edhe trupa e ansamblit “Tirana” Sedmir Memia, Sara Koçi, Xhoni Spahi, Luisa Dinellari, Mario Bali, Adela Gjyla, Stiv Osmanaj, Megi Duka, Mariglen Domi. Studentët e Universitetit të Arteve Ergi Hasani, Serxhjo Danga, Enxhi Balla, Edison Kajdomqaj, Griselda Prendaj, Romeo Bushati, Antonela Çina, Ardien Gjabri.

Në tre dimra

Ngjarjet e veprës “Tre dimrat” zhvillohen në një vilë të ndërtuar në vitin1898 në Zagreb të Kroacisë. Ky udhëtim në kohë ndodh gjatë 75 viteve, ku ngjarjet fokusohen në tre dimra, në tre pika të ndryshme të zhvillimit të vendit, në vitin 1945 gjatë krijimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në vitin 1990 te shpërbërja e saj, e më pas deri në 2011 kur Kroacia e pavarur, aspiron e negocion për t’u bashkuar me BE-në. Ndërkohë që fokusi i shfaqjes është vetëm një shtëpi dhe një familje, në atë shtëpi është shkruar e gjithë historia e fundit e Kroacisë dhe bashkë me të forcat kryesore politike dhe ndryshimet ideologjike që kanë formësuar Europën moderne. As. regjisore Elona Hyseni, muzika Genti Rushi, mjeshtër vokali Suzana Turku, skenograf Stjuart Reçi, kostumograf Frenci Gjerasi, ndriçimi Ergys Baki, grimi Marinela Halilaj. Shfaqja “Tre dimrat” do të jetë në skenë në datat 24, 25, 26, 27 shkurt duke vijuar edhe në 3, 4, 5, 6, 24, 25, 26, 26, 31 mars, si edhe në 1, 2, 3, 7, 8, 9 dhe 10 prill. Rozi Kostani regjisore me vepra të ndryshme para publikut, në vjeshtë të 2021 shfaqja “Aroma e hënës” me regji prej saj hapi sezonin artistik në Teatri Kombëtar të Kosovës, ndërsa tani është “Tre dimrat” që çel sezonin artistik në muajin shkurt të 2022 në teatrin Metropol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here