Google search engine
Home Politike Rama i “dorëzon” ekzekutivin Ahmetajt, shumica e mbledhjeve të qeverisë të drejtuara...

Rama i “dorëzon” ekzekutivin Ahmetajt, shumica e mbledhjeve të qeverisë të drejtuara nga zv/kryeministri, dalin shifrat

0
258

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj rezulton se ka drejtuar më shumë qeverinë sesa kryeministri Edi Rama. Në shtator të viti që lamë pas u kompozua qeveria e re dhe Ahmetaj zëvendësoi Braçen në postin e zv/kryeministrit. Ajo që bie në sy është se kryeministri Rama ka munguar shpesh në mbledhjet e qeverisë, sidomos gjatë vitit 2022. Në muajin tetor ishte ai që drejtoi disa mbledhje, ndërsa më pas ka pasur një alternim me zotin Ahmetaj, ku rezulton se ky i fundit ka drejtuar disa herë më shumë mbledhje se kryeministri. Nëse marrim vitin 2022 rezulton se shefi i qeverisë ka qenë prezent në vetëm 3 mbledhje, ndërsa në 5 të tjera nuk ka marrë pjesë. Ka qenë Arben Ahmetaj ai që ka drejtuar takimin dhe në fund ka firmosur vendimet e marra nga qeveria.  Rezulton se ka shumë vendime dhe ligje të rëndësishme që mbajnë firmën e zv/kryeministrit dhe jo të kryeministrit. Gjatë muajit shkurt Rama ka qenë prezent vetëm në një mbledhje qeverie, ndërsa në janar ka marrë pjesë në dy mbledhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here