Google search engine
Home Lifestyle Donaldi i dha fund lidhjes me të pasi doli nga shtëpia e...

Donaldi i dha fund lidhjes me të pasi doli nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’? Reagon për herë të parë Beatrix Ramosaj dhe jep mesazhin e fortë (Po ftesën e Arbana Osmanit përse e refuzoi?)

0
221

Ditën e djeshme u përfol për një ndarje të mundshme të këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj. Dyshimet nisën nga fakti që Beatrix nuk ishte e pranishme gjatë festës së Donaldit natën e parë pas daljes nga shtëpisë e ‘Big Brother VIP’.

Mirëpo pavrësisht këtyre zërave, Beatrix ka vendosur të reagojë për herë të parë përmes disa postimeve në rrjetet sociale. Ajo ka falenderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë. Madje Beatriz u ka dhënë një këshillë ndjekësve, që të dhurojnë sa më shumë dashuri te njerëzit e tyre.

“Jam shumë e prekur nga mesazhet e juaja rreth mbështetjes. Për mua do të thotë bota. Shpërndani dashurinë dhe ndajeni me të dashurit tuaj. Mund të mos jem në gjendje t’i përgjigjem çdo mesazhi, por ta dini se i kam parë”, ka thënë ajo.

“Mundohuni ta bëni botën një vend më të mirë. Çdo fjalë apo gjest i mirë do të thotë diçka për dikë. Bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh”, vazhdoi më tej Ramosaj.

Në pikëpyetje mbetet raporti i saj me Donaldin, sa kohë që ky i fundit është parë vetëm në shoqërinë e miqve në orët që pasuan daljen e tij nga Big Brother.

Të dy ata munguan në xhirimet e post Big Brother VIP, që do të transmetohen ditëve në vijim. Donaldi ka dalë i zhgënjyer nga rezultati e duket se ka hequr dorë dhe nga emisioni i tij që do të transmetohej në Top Channel.

Aktori i humorit mban ende në profilin e tij në Instagram, videot e puthjes me Borën brenda shtëpisë, si dhe momentin kur i dërgon asaj varësen, në datën e lidhjes së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here