Google search engine
Home Ekonomi Bujqësia drejt falimentit, Braçe kërkon tjetër interpelancë me ministren e akademisë së...

Bujqësia drejt falimentit, Braçe kërkon tjetër interpelancë me ministren e akademisë së barinjve

0
282

Bujqësia shqiptare është në situatë të vështirë, pasi situata globale e ngritjes së çmimeve të lëndëve të para ka krijuar një kosto të lartë për fermerët dhe përpunuesit e produkteve bujqësore. Mefshtësia e ministres së Bujqësisë për zhvillimin e tenderit të naftës për subvencionimin e fermerëve, duket se do të kthehet në mision të pamundur për tu kthyer në ndihmë për kultivimin e produkteve gjatë këtij viti. Megjithëse tenderi është parashikuar të hapet në 12 mars të këtij viti, mundësia që në nafta të shkojë në momentin e duhur është i pamundur. Përpos manovrave të ministres, e cila e ka deleguar në duart e AZHBR, tregon qartë që edhe me naftën do veprohet në bazë të parimeve që vetë kjo ministre ka operuar kur drejtonte këtë drejtori. Bujqësia shqiptare ka dy elementë të rëndësishëm për mirëfunksionimin e saj: 1- Kostoja e prodhimit; 2-Çmimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale të prodhuara në këtë sektor të ekonomisë. Në rastin e parë elementët bazë si plehu, nafta, farat, fidanët janë me kosto të lartë këto prekin direkt elementin e dytë që çon automatikisht në rritjen e çmimit. Nëse tërë rajoni nëpërmjet skemave të subvencionimeve përkrah bujqësinë, automatikisht kjo çon në falimentimin e bujqësisë shqiptare, pasi prodhimet e rajonit vijnë me çmime shumë më të ulëta të pakonkurrueshme për tregun vendas. Ndërkohë që në se marrim shembullin e Greqisë ku plehrat kimike janë rritur me 20-30 euro dhe këtu janë rritur me 3-fishin. Ky shembull tregon se kemi një mungesë e konkurrencës në treg dhe problemet kryesore me të cilat përballen fermerët janë: bllokimi i tregut nga karteli i grumbulluesve, skema e re e TVSh-së dhe humbja e krahut të ri të punës, që po shtrenjton punën në bujqësi.

Braçe thërret sërish në parlament Krifcën

Nisur nga elementët e sipërpërmendur vetëm një javë pas interpelancës së zhvilluar në Parlament me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar një tjetër interpelancë për këtë sektor. Kërkesa e depozituar në Kuvend nga deputeti Braçe për interpelancën e radhës me Ministren, mban datën 15 shkurt, dhe fokusi ka të bëjë me sektorët dhe masat mbështetëse përmes fondeve të Programit të Zhvillimit Rural 2022 dhe problemeve të lidhura me to. Së fundmi qeveria ka miratuar vendimin për mënyrën se si do të shpërndahet fondi prej 3.2 miliardë lekësh përmes Skemës Kombëtare të Subvencioneve, ku është parashikuar mbështetje direkte e fermerëve për inputet bujqësore, mbështetje për blegtorinë, për peshkimin, bletarinë si dhe është përfshirë skema e naftës falas për të cilën do të përdoren rreth 1 miliardë lekë nga fondi total. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka parashikuar që të hapë aplikimet për fermerët më 25 Shkurt. Në interpelancën e fundit të zhvilluar me Ministren e Bujqësisë, deputeti socialist kërkoi llogari për rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore dhe të plehrave kimikë, gjë që sipas tij ka sjellë kosto më të larta për fermerët. Braçe është shprehur se rritja e kostove është rrjedhojë e dominimit të tregut të plehrave kimikë nga dy kompani.

Tema kryesore mbi të cilën u mbështet kjo interpelancë ishte efekti që ka sjellë tek fermerët, dyfishimi i çmimit të plehrave kimikë përdorur gjerësisht në bujqësi dhe impakti që ka sjellë në kostot e prodhimeve bujqësore. Duke ngritur shqetësimin e mungesës së fiskalizimit dhe informalitetit të tregut, z.Braçe theksoi se abuzimet në çmimin e plehrave kimikë, sjellin ulje te konsumit dhe humbje për fermerët. “Nuk ka asnjë faturë që të shoqërojë të gjithë zinxhirin e produktit që nga prodhimi deri në shitje; abuzimi është marramendës, nga 60 lekë në 250 lekë është disafish, që detyron konsumatorin këtu në qytet, që natyrisht të ulë konsumin e vet dhe duke ulur ai konsumin e tij, prodhimi mbetet në sera”, u shpreh Braçe. Në përgjigjen e saj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, parashtroi masat që janë marrë nga qeveria për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, duke theksuar Skemën Kombëtare të mbështetjes në bujqësisë së miratuar së fundmi dhe fondin prej 3.2 miliardë lekësh akorduar bujqësisë në buxhetin e shtetit. “Buxheti i vënë në dispozicion në mbështetje të drejtpërdrejtë, është më i larti i akorduar ndonjëherë pas vitit 1991, me 3.2 miliardë lekë duke mos llogaritur këtu edhe fondet e IPARD të cilat për këtë vit pritet të injektojnë jo më pak se 27 milionë euro në sektor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here