Një ortek i frikshëm dëbore ka rënë në aksin rrugor Bogë-Theth.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e ortekut, ku shihet se është bllokuar qarkullimi, ndërsa po punohet për hapjen e rrugës.
Bëhet e ditur se ortekë të tjerë po vijojnë të rrëzohen në këtë zonë.
Njoftimi i ARRSH:
Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin
Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks
Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem
#ARRSH #MIE








































