Google search engine
Home Politike Drejtesi “Po e prisnim prej 5 orësh”/ Gazetarja tregon lëvizjen e papritur që...

“Po e prisnim prej 5 orësh”/ Gazetarja tregon lëvizjen e papritur që iu bëri dje Subashi kur doli nga SPAK: Kjo i acaroi mediat! (Zbulon edhe se cila është prova që mund të rihapë dosjen e ’21 Janarit’)

0
290

Gazetarja Keti Banushi ka treguar zhgënjimin që pësuan gjithë gazetarët dje nga kryebashikaku i Fierit Armando Subashi, i cili u mor në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Gazetarja tregon se kryebashkiaku i Fierit ditën e djeshme nuk doli nga dera që hyri, por nga dera e pasme e SPAK.

Keti Banushi: Mund të konsiderohet fshehje fakti që Kryebashkiaku i Fierit nuk u nxor nga dera ku ishte future por u nxor nga dera e pasme e Prokurorisë dhe kjo acaroi mediat pasi ne e prisnim në një deklaratë. Po e prisnim që prej 5 orësh. Por as andej s’na shpëtoi dot.

E pyetur në lidhje me dosjen e Gërdecit, Banushi tha se nuk dihen nëse ka veprime të reja.

Keti Banushi: Nuk është bërë asnjë veprim për dosjen e Gërdecit, presim që prokurori i çështjes të veprojë.  Nuk e di ça veprimesh po kryhen, por s’na është bërë me dije nëse ka prova të reja. Por pritet që të merren persona të tjerë në pyetje.

Ndërsa përsa i përket 21 janarit, ajo tha se hetimet mund të hapen sërish vetëm nëse gjendet autorit i vrasjes së një protestuesi që vdiq në Turqi.

Keti Banushi: E vetmja provë që mund të hap hetimet është gjetja e autorit të vrasjes së njërit nga protestuesit që vdiq në Turqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here