Google search engine
Home Politike Policia e Shtetit del me deklaratën e rëndësishme: Nuk i kemi dërguar...

Policia e Shtetit del me deklaratën e rëndësishme: Nuk i kemi dërguar ASNJË RAPORT Ambasadës së SHBA! Materiali është hedhur për… (E PLOTË)

0
195

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të lajmit për një raport që policia i ka dërguar Ambasadës së SHBA në Tiranë, lidhur me krimet e supozuara si të kryera nga disa anëtarë të komunitetit të muxhahedinëve në Shqipëri.

Policia mohon ekzistencën e një raporti të tillë dhe thotë se ky lajm është hedhur qëllimisht në media për të përhapur dezinformim.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se:

Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të droges

Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.

Duke vlerësuar rolin e medias në informimin e publikut dhe rritjen e transparencës, kërkojmë që në interes të mirinformimit dhe për të shmangur lajme që çojnë në dezinformim, të kontaktohet zyrtarisht Policia e Shtetit, para publikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here