Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat është duke dalë në dritë një tjetër ikonë. DRTK Berat bën me dije se është një ikonë e autorit Kostandin Zografi. “Gjatë procesit të punës për pastrimin nga verniku i degraduar i ikonës “Shën e Premtja me 4 Shenjtor”, me autor Kostandin Zografi”, thuhet nga DRTK Berat, që ka postuar dhe foto gjatë procesit të punës me ikonës. Ikona “Shën e Premtja me 4 Shenjtorët” është e gjetur në Kishën e Shën Kollit, në fshatin Vanaj të Fierit. Kjo kishë e cila me një vendim në vitin 1963 është shpallur “Monument i Trashëgimisë Kulturore” me autor Kostandin Zografin, i përket një prej ikonografëve më të njohur shqiptarë, i cili ka punuar në shumë kisha gjatë viteve 1800 së bashku me vëllain e tij Athanas Zografi. Vëllezërit Kostandin Zografi dhe Athanas Zografi ishin piktorë shqiptarë të shekullit të 18-të nga Dardhë e Korçës. Ata vlerësohen si piktorët më të spikatur të ikonës artistike shqiptare post-bizantine të shekullit të 18-të dhe përgjithësisht të rajonit të Epirit. Puna e vëllezërve Zografi ka një kahje të dukshme drejt barokut, me pamje lineare e figurave fetare, dhe në të njëjtën kohë duke adoptuar një stil ornamental dhe duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë të ngjyrave kafe dhe të ndritshme. Ngjyra kryesore e përdorur në veprat e tyre ishte në të bardhë, blu të ndritshme dhe të kuqe të errët. Veprimtaria e piktorëve korçarë në vetvete është shumë e madhe, si në pikturën murale si dhe në ikona, dhe shtrihet edhe jashtë kufijve, dihet se përfshihet në periudhën 1744 – 1783. Nga piktorët Zografë, përveç ikonash të panumërta, trashëgojmë mbi 10 ansamble pikturale murale. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat herë pas here publikon punën që bëhet me vepra të ndryshme në laboratorin e restaurimit pranë saj.









































