Fermerët ditën e dielë kanë thirrur një protestë, kjo lëvizje e tyre vjen për shkak se çmimet e imputeve bujqësore janë rritur, subvencionet mungojnë, dhe qeveria ka lënë në mëshirë të fatit fermerët.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, njoftohet se protesta do të mbahet në orën 11:00 të dielën, në aksin rrugor që lidh Lushnjen me Beratin, pranë Urës së Kuçit.
Kjo nuk është as protesta e parë dhe as e vetmja e fermerëve, që prej kohësh ankohen për pamundësinë për të nxjerrë fitim nga prodhimet e tyre, ku në shumë raste u është dashur që të marrin kredi për ndërtimin e serave.
Shumë prej tyre janë duke braktisur tokat, ndërkohë që të tjerë thonë se janë drejt falimentit nëse qeveria nuk ndërhyn në rregullimin e tregut.






































