Bart Gorman, diplomati i dytë më i rëndësishëm amerikan në Moskë, është dëbuar nga qeveria Ruse.
“Rusia ka dëbuar Bart Gorman, Zëvendës Shef i Misionit në Rusi (DCM). Gorman ishte zyrtari i dytë më i rëndësishëm në Ambasadën e SHBA në Moskë,” tha Jason Rebholtz , një zëdhënës i misionit diplomatik të SHBA.
Ambasada Amerikane e ka cilësuar absurd dëbimin e Gorman pasi qëndrimi i tij në vend ende nuk i ka kaluar tri vite.







































