Si asnjehere tjeter gjate ketij trazicioni nuk ka patur nje situate politike kaq kaotike se sa momenti qe ndodhemi. Kemi nje kryeminister qe ka arritur te fitoje per here te pare nje mandate te trete, kemi nje nga dy partite me te medha parlamentare per here te pare te ndare ne dy grupime te medha, jemi ne fillimet e nje sistemi drejtesie qe pas nxjerrjes jashte loje te figurave te rendesishme te drejtesise po ndeshkon per here te pare” peshq te medhenj” te politikes. Mund te vazhdoj te rreshtoj te tjere argumente por besoj se e kemi nje fushpamje te gjere se cpo ndodh sot.
Por kush mund te jete i avatanzhuar nga kjo situate? Te gjithe mendojne se Rama! Po a eshte e vertete? Sipas proverbit kur dy kundershtare jane duke i ngrene koken njeri tjetrit i treti fiton. Ne nje llogjike te thjeshte edhe mund ta pranojme, sepse ne mend na vijne numrat. Por cpo ndodh sot? Dy nga ish ministrat e rendesishem te kesaj maxhorance, pa perfshire nje numer te madh zyrtaresh, gjenden mbas hekurave me akuza korrupsioni dhe shperdorimi detyre. Por spo mbaron aty. Perdite kemi akuza nga opozita apo dhe nga media qe tregojne se shume shpejte te tjere do te kene fatin e te pareve. Por a e demton kjo imazhin dhe legjimitetin e kesaj mazhorance per te vazhduar e qete mandatin deri ne perfundim te saj?Sigurisht qe ne pamje te pare e ka demtuar shume rende. Sesa thelle i kane rene numrat kesaj mazhorance do te verifikohet gjate ketyre zgjedhjeve te pjesshme.
Per mazhorancen zgjedhjet e pjeseshme vendore do te kete vleren e nje sondazhi per te pare perceptimin e publikut per perfshirjen e thelle te qeveritareve ne korrupsion ndersa per opoziten do te jete nje matje force per marrjen e drejtimin opozitar ne fushaten e ardhshme. Ky do jete momenti, qe me shume gjasa , Rama ate qe po e artikulon dhe sot, distancimin nga korrupsioni i bashkepuntorev e te tij, ta hedhe ne vote popullore per nje fitore me duar te pastra. Duke llogaritur percarjen e thelle te opozites, kalimi ne zgjedhje te parakoheshme dhe distancimi nga njerzit e tij te afert, te cilet prej vitesh kane qene administrator te rendesishem te fondeve publike dhe sot jane te perfolur ose nen hetim, do te ishte nje kalkulim i mundshem per nje riformatim te skakieres politike.