Komisionin e Inceneratorëve është shoqëruar me replika edhe ditën e sotme.
Dëshmitarja Sabina Cenameri: Në atë periudhë njohuritë e mia mbi incenerimin ishte fillestare, pashë procedurat që më pas do të ndiqte ku impiant. Nuk gjykoj dot dhe nuk mbaj mend si sot e para 7 viteve gjëra në lidhje me vendndodhjen.
Jorida Tabaku: Kompania ka marrë bonus dhe është vlerësua për ndikimin në mjedis. Sipas analizës që kishte bërë kompania për ndikimin në mjedis, ju si e gjykuat në atë kohë fakti që iu dha në bonus për këtë ofertë…
Eduart Shalsi: Kërkoj ndjesë sepse isha në Komisionin e Ekonomisë, zonja në fjalë është thirrur në SPAK
Jorida Tabaku: Nuk është e thirrur, ka dhënë dëshmi
Eduart Shalsi: Në SPAK?
Dëshmitarja: Po, kam dhënë dëshmi në SPAK
Eduart Shalsi: I kërkoj komisionit që pavarësisht statusit se si është thirrur në SPAK zonja të përjashtohet nga dëshmia dhe nuk mund të marr pjesë në këtë organizim
Jorida Tabaku: Nuk ka lidhje e sqaruam, nuk kemi pyetje në lidhje me ata që janë paditur pasi kanë firmosur që të mos deklarojnë asgjë jashtë SPAK-ut. Zonja do pyetet, ka dëshrë përgjigjet, s’ka dëshirë nuk përgjigjet. Nuk ushtrojmë resion mbi askënd.
Eduart Shalsi: Ok e respektoj atë që thoni ju, pashë një gjendje emocionale krejtësisht të papërshtatshme për të bërë të mundur një marrje në pyetje objektive, duhet të jemi te kujdesshëm pasi në një gjendje emocionale të tilla nuk është objektivisht e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë, unë e marr një vendim.
Jorida Tabaku: Unë nuk e përmenda këtë incident, ju e hapët këtë. Zonja u vu në siklet nga ana juaj, ne duam të bëjmë publike fatket mbi këtë dosje.









































