Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mjekut Edvin Priftit për shuarjen e masës pezullim nga detyra.
Gjykata vendosi që Prifti të vijojë profesionin e kardiologut, ku ai tashmë ka të drejtë ta ushtrojë profesionin.
Kërkesa për heqjen e masës u bë pasi ka kaluar afati 1-vjeçar që nga koha kur ai është marrë nën hetim nga ana e SPAK. Mjeku Prifti u vu nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që hetimet e SPAK vijojnë ende.