Google search engine
Home Politike Zgjedhjet e pjesshme, ja si ndahen votat në Shkodër, kush është më...

Zgjedhjet e pjesshme, ja si ndahen votat në Shkodër, kush është më i favorizuar dhe gara brenda së djathtës, Berisha humbet terren

0
202

Zgjedhjet e pjese lokale në 6 bashki kanë rindezur debatet në politikën shqiptare. Teksa PS duket e qetë në këtë garë, duket se gjithë vëmendja është përqendruar te ndarja e PD, pasi ish-kryeministri Berisha garon me kandidatë më vete. KQZ ka zyrtarizuar tashmë kandidatët dhe pritet që të kemi një garë të fortë në të gjashta bashkitë, pasi ndryshe nga sa ishim mësuar më përpara që kishte garë PD-PS, këtë herë është në garë dhe “Shtëpia e Lirisë”. Gazeta, në një cikël shkrimesh do të fokusohet te gara brenda secilës bashki, kush janë më të favorizuarit, si kanë qenë rezultatet e vjetra dhe a do ndryshojnë shifrat? Padyshim një nga zonat ku do të ketë garë të fortë është Shkodra. PS e ka synuar gjithmonë këtë bashki, por nuk ja ka dalë ta marrë, pasi edhe një herë që garoi pa kandidatë, Valdrin Pjetri dorëzoi detyrën për shkak të dekriminalizimit. Në këtë bashki PS përfaqësohet me Majlinda Angonin, PD me Xhemal Bushatin dhe “Shtëpia e Lirisë” me Bardh Spahinë. Nëse shohim rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, padyshim që e djathta si e tërë nuk e diskuton fitoren në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e 2019 garonte i vetëm Valdrin Pjetri dhe ai mori 16540 vota. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2015 kemi pasur një garë mes Keti Bazhdarit nga PS dhe Voltana Ademit nga PD. Bazhdari mori 28 mijë vota, ndërsa Voltana Ademi  38.747 vota. Pra nga vitin 2015 në vitin 2019 PS ka qenë me rënie në Shkodër. Ndërkohë sipas të dhënave të siguruar nga KQZ, më 6 mars të drejtë vote në këtë bashki kanë 166. 983 qytetarë. Pra duket se votat që PS ka marrë në raport me numrin votuesve janë shumë të pakta.

Gara dhe emrat

Por ndryshe nga herët tjera, PS këtë herë do ketë përballë një PD të ndarë në dy pjesë, si dhe garon me një figurë tepër të fortë. Zonja Angoni përfaqëson gruan e suksesshme të OJQ-ve dhe bashkëshorten e Mond Angonit ose njeriut biznesmen të famshëm të maskave veneciane, dikur drejtor i Teatrit Migjeni vendosur nga PD e asaj kohe. Sigurisht që zonja Angoni ka njohuritë e duhura për drejtim dhe ato lidhje politike dhe biznesi tashmë të lidhura me PS-në, por dhe me krahun e djathtë në Shkodër.  Ndarja e  votave mes kandidatëve të PD-së dhe mundësia e ndihmës nga aleati PSD, e bëjnë atë të favorizuarën e momentit në Bashkinë Shkodër. Nuk përjashtohet mundësia që dhe LSI të mbështesë nën rrogoz PS. Deputeti Agron Çela njihet për afrimet me PS. Diferenca e votave mes PD dhe PS mbushet pikërisht nga një bashkëpunim i të majtave dhe përçarjes e luftës tashmë pa kompromis së PD-së në Shkodër si qytet dhe zonat rurale. Sa i takon “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia është djali i mikut të Berishës ose të ndjerit doktor Ali Spahia. Ky është besimi ndaj tij dhe jo kaq shumë pesha qytetare apo intelektualizmi i tij që nuk është pothuaj asgjë. Ai ka zgjedhur të banojë në Tiranë dhe pse ka lidhje të shumta në Shkodër. Ai do të votohet nga mbështetësit e Berishës, por sigurisht nuk do të ketë përkrahjen e përgjithshme të demokratëve. I zgjedhuri i Bashës ose Xhemal Bushati përfaqëson për aq sa ka PD-ja sot dhe Shkodrën qytetare.  Në të mirë apo të keq ai do të mbledhë votat e qytetit dhe ku peshën Shkodra qytetare në anën e PD-së. Sigurisht beteja mes dy PD-ve është e fortë, por kjo do të harxhojë fuqitë e tyre dhe shpërndajë votat. Në dukje, nga larg, Shkodra shëmbëllen si “pronë” e Berishës. Por klani i tij në Shkodër ka rënë. Voltana Ademi nuk ka më popullaritet, ndërkohë që dhe Jozefina Topalli në zgjedhjet e 25 prillit tregoi se nuk ka mbështetje në këtë qytet. Pra thënë më shkurt gara në këtë bashki është mes kandidatit të PS dhe kandidatit të PD, pasi kandidati i Berishës është më pak i favorizuari. Agoni shihet favorite, por nëse shohim diferencën e votave vit pas viti mes PD dhe PS, edhe demokratë kanë avantazhe. Më 25 prill PD mori 47.205 vota në Shkodër dhe PS mori 30.296 vota. Pra edhe sikur një pjesë e këtyre votave të shkojnë për Bardh Spahinë, Bushati sërish e rivalizon Angonin. Pra Shkdora do jetë bastioni ku do të ketë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here