Google search engine
Home Bota Putin tërhiqet me stil nga pushtimi i Ukrainës, Lavrov kërkon më shumë...

Putin tërhiqet me stil nga pushtimi i Ukrainës, Lavrov kërkon më shumë kohë për të ndjekur rrugën diplomatike

0
188

Atëherë kur të gjithë prisnim që nga sulmi rus mbi Ukrainën na ndanin vetëm pak ditë apo edhe orë, Moska bën një lëvizje që tregon një lloj tërheqjeje taktike. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka kërkuar sugjeruar përpara presidentit Vladimir Putin, që përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike mbi situatën me Ukrainën, të mos ndalojnë tani. Kryediplomati rus kla kërkuar nga Putin që Kremlini të vazhdojë të tentojë në rrugë diplomatike të marrë përgjigje pozitive mbi garancitë e kërkuara për mos zgjerimin e NATO-s në shtetet e lindjes, mos anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe mos militarizimin e shteteve lindore nga aleanca e Atlantikut të Veriut. Sipas Lavrovit, Shtetet e Bashkuara kishin paraqitur propozime konkrete për reduktimin e rreziqeve ushtarake, por tha se përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s nuk ishin të kënaqshme. Kjo tregon një qasje të re të qëndrimit rus, duke e parë problemin në reagimet dhe qëndrimet e BE apo NATO-s dhe duke u treguar më e butë kundrejt SHBA-së. Përgjigjja nga Unioni Europian, i referohet një letre që Rusia u dërgoi dhjetëra anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Letrat kishin në qendër çështjen e sigurisë, një referencë për ankesën e Rusisë se Ukraina dhe vendet perëndimore po forcojnë sigurinë e tyre në kurriz të Rusisë dhe se kjo është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.“Kam marrë përgjigje të pakënaqshme, asnjë nga kolegët e mi ministra nuk iu përgjigj mesazhit tim të drejtpërdrejtë. Prandaj ne do të vazhdojmë të kërkojmë një reagim konkret nga secili vend”, ka deklaruar Lavrov. Në pamjet e publikuara nga mediat vendase, shfaqet presidenti Putin duke pyetur ministrin e Jashtëm nëse kishte një shans për të arritur një marrëveshje për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Rusisë, apo nëse gjithçka që po ndodhte ishte që Moska po tërhiqej në negociata të vështira dhe që mund të zgjasnin pafundësisht.”Ne kemi paralajmëruar tashmë më shumë se një herë se nuk do të lejojmë negociata të pafundme për çështjet që kërkojnë zgjidhje sot. Por si ministër i Jashtëm më duhet të them se ka gjithmonë shanse. Më duket se mundësitë tona nuk janë të shteruara. Në këtë fazë do të sugjeroja vazhdimin dhe ndërtimin e tyre”, është përgjigjur kryediplomati rus.

Ukraina kërkon llogari nga Moska

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytri Kuleba ka bërë thirrje për një takim të OSBE-së, duke përmendur mos përgjigjen e Rusisë ndaj kërkesës së Ukrainës për shpjegime të hollësishme mbi aktivitetet ushtarake në zonat ngjitur me territorin e Ukrainës dhe në Krimenë e pushtuar përkohësisht. “Rusia nuk iu përgjigj kërkesës sonë sipas Dokumentit të Vjenës. Rrjedhimisht, ne bëjmë hapin tjetër. Ne kërkojmë një takim me Rusinë dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse brenda 48 orëve për të diskutuar përforcimin dhe rishpërndarjen e saj përgjatë kufirit tonë dhe Krimenë e pushtuar përkohësisht”, shkroi ai në Twitter. Dokumenti i Vjenës, i nënshkruar nën kujdesin e OSBE-së në 1990, përcakton se 57 shtetet pjesëmarrëse do të konsultohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për çdo aktivitet të pazakontë dhe të paplanifikuar të forcave të tyre ushtarake jashtë vendndodhjeve të tyre normale në kohë paqeje, të cilat janë të rëndësishme ushtarakisht. Marrëveshja thotë se një shtet pjesëmarrës do të ketë të drejtën për një përgjigje brenda 48 orëve. “Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë”, tha Kuleba. Një kërkese të tillë nga Ukraina, Rusia i është përgjigjur me refuzim të pjesëmarrjes në një takim të tillë. Lajmi është raportuar nga agjensia e lajmeve Ria, e cila citon një diplomat rus. Kujtojmë se të dielën SHBA ka furnizuar me armatime Kievin. “Ukraina ka marrë një ngarkesë me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione me avion nga Lituania”, tha të dielën ministria e mbrojtjes në Kiev, ndërsa më herët gjatë së dielës, dy avionë të tjerë dërguan rreth 180 ton municione nga Shtetet e Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here