Google search engine
Home Sport Përdhunuan në grup shqiptaren, kërkohet ekstradimi për futbollistin

Përdhunuan në grup shqiptaren, kërkohet ekstradimi për futbollistin

0
255

Prokurorët italianë lëshuan të martën një urdhër arresti ndërkombëtar për ish-sulmuesin brazilian Robinho dhe kërkuan ekstradimin e tij pas konfirmimit të dënimit për përdhunim në grup.

Gjykata e Kasacionit në Romë, muajin e kaluar la në fuqi dënimin me nëntë vjet për pjesëmarrjen e futbollistit në një sulm ndaj një vajze të re në janar në 2013, kur Robinho po luante për Milanin.

Të martën, prokurorët në Milano i përcollën ministrisë së drejtësisë kërkesën për ekstradim dhe urdhrin e arrestit.

Raportet e mediave vunë në dukje se ndërsa kushtetuta e Brazilit ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj, urdhër-arresti ndërkombëtar, që nënkupton se Robinho mund të rrezikohet nga arrestimi nëse ai udhëton diku tjetër.

38-vjeçari, me 100 ndeshje për Brazilin, ishte në mesin e një grupi prej gjashtë burrash të akuzuar për përdhunimin e një gruaje shqiptare që festonte ditëlindjen e saj të 23-të në një klub nate në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here