Google search engine
Home Rajoni Kosova Pamje të frikshme/ Zjarri i fuqishëm përfshin supermarketin, shkrumbohet gjithçka, retë e...

Pamje të frikshme/ Zjarri i fuqishëm përfshin supermarketin, shkrumbohet gjithçka, retë e tymit pushtojnë zonën (VIDEO)

0
256

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një supermarket në Ferizaj pak minuta pas mesnate.

Në vendngjarje kanë qenë zjarrfikësit dhe policia, ndërkaq tashmë zjarri është vënë nën kontroll.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se zjarri është vënë nën kontroll.

“Zjari është vënë nën kontroll dhe nuk ka asnjë të lënduar”, tha Veseli.

Zjarri ka rrezikuar edhe objektet tjera përreth, ndërsa afër ka qenë edhe një pompë derivatesh.Se sa i madh ishte zjarri, e tregojnë më së miri pamjet nga ajri.

Komandanti i zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi ka thënë se ka pasur zjarrfikës që kanë shkuar nga shtëpia për t’iu ndihmuar.

Krasniqi ka thënë se përpos atyre nga Ferizaj janë mobilizuar edhe kolegë nga qytetet e tjera.

“…Ka qenë gjendja e jashtëzakonshme. Ka pasur zjarrfikës që kanë ardhur nga shtëpia për të na ndihmuar. Përpos zjarrfikësve nga Ferizaj janë mobilizuar edhe zjarrfikësit nga regjioni Shtime, Kaçaniku, Gjilani dhe Vitia. Deri më tani sa kemi informacion nuk ka persona të lënduar të cilët kanë mundur të ngecin brenda”.

“Në perimetër prej 20 metrash ka qenë edhe pompa e derivateve, pra ke qenë gjendja e jashtëzakonshme. Si po e shihni ne e kemi nën kontroll zjarrin”, është shprehur ai.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/2767096953594203/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here