Gazetarja e njohur Aida Shtino ka ngritur shqetësimin për katandisjen e trashëgimisë tonë kulturore.
Postimi i Aida Shtinos
Shume veta punojne e kane punuar per trashegimine tone kulturore…
Shume shoqata jane hapur, shume fonde jane hedhur dhe ajo qe me ben pershtypje eshte se, fatkeqesisht ne çalojme shume ne kete drejtim…
Kete e them me dhimbje te thelle, por me besoni , se eshte e vertete…
Ne kete emision qe une po bej perreth dy vjet , po shikoj hapur katandisjen e historise e trashegimise tone kulturore…dhe ketu ngre nje pyetje te thjeshte…
Po Ministria e Kultures, Akademia jone e Shkencave ne keto 30 vjet cfare kane bere…?
Nuk e kuptoj si ka mundesi qe kemi kaq shume kala ne kete Shqiperine tone dhe gjysma e tyre as dihen e as jane identifikuar….turp !!!!!
Si ka mundesi qe urat e vjetra po bien dhe askush nuk ka vene dore…turp!!!!
Si ka mundesi qe Kishat tona me te vjetrat ne Europe po i lene te bien e shkaterohen…turp !!!!
Si ka mundesi qe ne vendet arkeologjike shkojne dhe kerkojne grupe arkeologesh te huaj dhe arkeologet tane jane te papune..!!!!
Pse ne vendet arkeologjike punohet aq pak dhe aq ngadale sa nje shi qe bie dhe serish balta mbulon themelet e tempujve antike…!!!!
Si ka mundesi qe vende tona arkeologjike te periudhes romake dhe jo vetem, jane te mbuluara nga shkurre e drizat, nderkohe qe nuk mirembahen e te behen vende te vizitueshme per turistet vendore dhe te huaj…turp !!!!
Si ka mundesi qe ne nuk i kemi te mbrojtura veshjet tona tradicionale origjinale,me te bukurat ne bote , por po na i marin shtetet e tjera e ne vecanti ato fqinje…turp !!!!
Si ka mundesi qe ne heronjte tane, ata qe jane pjese e historise tone, qe nga antikiteti e deri vone nuk i kemi as ne piktura, as ne buste , as ne shtatore, askund….madje nuk dihet as historia e tyre…turp !!!!
Ah sa shume gjera mundet te rradhisja ketu…por me kap trishtimi per historine tone te groposur , te fshehur , te mbuluar nga asfalti vrases…
Me kap trishtimi per trashegimine tone kombetare si Shqiptare, te cilen e kane shqyer e zgjebosur, duke mare fonde e duke mbushur xhepat e ndersa ajo renkon e kerkon ndihme, sepse do te dali ne siperfaqe e te ndricoje si dikur e tiu tregoje brezave historine e bukur te ketij vendi…
Kur shkoj ne ndonje vend te huaj shikoj historine e tyre te shpalosur kudo ne cdo mjedis dhe me vete mendoj, po ne nuk kemi pasur njerez qe te krijonin statuja e tempuj madheshtore….dhe aty me kujtohet shkolla e bukur e skulptures ne antikitet ne Foinike ( Finiqi ) ne Kaoni dhe zemren ma kaplon nje inat e nje gulcim per statujat tona te humbura, te percudnuara e te shkateruara e ndersa sot ne boten moderne politikanet, njerzit mburren me asfaltet e shtruara, qe sigurisht qe edhe ato duhen, por harojne ate me te vyeren… historine, trashegimine tone kulturore te humbur e shkateruar…
Mos me thoni se ne e dime historine tone , sepse po ju them, se ne nuk dime asgje, jemi te shurdhet e te verber e me e keqja, nuk marim as mundimin te lexojme e kerkojme, se kush kemi qene e kush jemi sot…
Sa per fondet ehhh do ti rrembejne edhe kete here, do mashtrojne njerzit edhe kete here ne emrin e shqiptarizmit e patriotizmit, se me aq fonde sa kane mare deri tani, do kishin ndertuar monumente e tempuj gjigante…
Nejse, kjo eshte Shqiperia prandaj jemi keshtu sic jemi…e disa do te thoshin , ne skemi buke te hame kjo na flet per trashegimi kulturore…une do tiu pergjigjem….
Eshte njesoj sikur shtepine qe ju jetoni ta keni pa themele, ashtu eshte edhe puna e trashegimise kulturore dhe e historise tone…dhe nje shtepi pa themele bie apo jo dhe mire qe jeni pa buke, po pastaj jeni edhe pa cati dhe keshtu ju asimilojne te tjeret…
Ketu me kujtohen gjithmone fjalet e Ciceronit:
“Nje komb qe nuk di historine e tij, mbetet gjithmone si nje femije i paritur…” !









































