Pasditen e sotme është arrestuar autori i vrasjes së 47-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në fshatin Gudë e Re në Shkodër.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë autori i dyshuar është shtetasi Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.
Sipas hetimeve vrasja është kryer për motive gjakmarrjeje pasi Pal Kësolla (babai i Eduart Kësollas), ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg. Në vitin 1996 Kësolla u vra më pas nga fisi Tonaj.









































