Paraqitja mbresëlënëse e Armando Brojës, gjigantët e Premier Leagues kërkojnë të transferojnë sulmuesin shqiptar

0
154

Armando Broja po kalon një moment fantastik, për të mos thënë më të mirin në karrierën e tij duke bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Sauthemptonit.

Shumë skuadra e duan në skuadër sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ku pas vetë “shenjtorëve”, Njukasëllit dhe Uest Hemit tani listës së gjatë i bashkohet edhe Arsenali, ku admirues kryesor ka trajnerin Mikael Arteta, i cili e dëshiron me çdo kusht në skuadër 20-vjeçarin.

Sipas asaj që raporton “Football London” Arteta dhe Arsenali kanë marrë parasysh paraqitjet e shqiptarit me ekipin bardhekuq e trajneri spanjoll e vlerëson shumë sulmuesin, teksa thuhet se “topçinjtë” do të hidhen në sulm për Brojën në merkaton e verës. Arsenali u përpoq, por nuk arriti të nënshkruajë me një sulmues në afatin kalimtar të janarit.

Dushan Vlahoviç ishte një objektiv serioz, por ai zgjodhi të bashkohej me Juventusin duke u larguar nga Fiorentina.

Pierr-Emerik Obamejang gjithashtu u largua nga “topçinjtë” me parametra zero duke iu bashkuar Barcelonës.

Aktualisht Armando Broja me fanellën e Sauthemptonit në Premier Ligën angleze është aktivizuar në total në 20 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën plot 6 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here