Kryeministri britanik Boris Johnson i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të tërhiqet nga buza e greminës për krizën në Ukrainë. Me anë të një postimi në Twitter, Johnson shtoi se Putin ka ende kohë që të tërhiqet nga lufta me Ukrainën.
“Ne jemi në buzë të një gremine, por ka ende kohë që presidenti Putin të tërhiqet. Ne po u bëjmë thirrje të gjithëve që të angazhohen në dialog dhe që qeveria ruse të shmangë atë që do të ishte një gabim katastrofik për Rusinë”, shkroi Johnson.









































