Ish-administratori i inceneratorëve Arenc Myrtezani ka kërkuar paratë kur i është thënë në Komisionin Hetimor të Inceneratorët se paguhej 9 milionë lekë të reja. Sapo dëgjoi këtë shifër, Myrtezani kërkoi si ng apala e demokratëve ashtu edhe nga socialistët që t’i jepnin paratë që i deklaronin. Përtej humorit dhe të qeshurave që u shkaktuan në Komision, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se kjo gjë vërteton që pastrohen para edhe përmes pagave të punonjësve.
Pjesë nga biseda:
Arenc Myrtezani: Unë kam një post teknik, një suport teknik sepse si drejtor nuk jam mësuar
Jorida Tabaku: Ju jeni posti më i lartë, paguehni më shumë nga të gjithë, kështu që posti juaj teknik, nuk është edhe aq teknik
Arenc Myrtezani: Unë paguhem, paga ime është e ulët, por kjo është marrëveshja ime me pronarin…
Jorida Tabaku: Unë gjykoj që edhe në pozicionin e drejtorit mund tu ishit përgjigjur të gjitha pyetjeve që kishim me
(Flet Antoneta Dhima)
Jorida Tabaku: Antoneta, unë nuk kam nevojë për interpretues. Ai që na vjen nesër është më poshtë se ju
Arenc Myrtezani: Si më poshtë
Jorida Tabaku: Me pagë dhe funksion
Arenc Myrtezani: Të lutem zonja Tabaku, paga ime në media ka qenë dhe 13 milionë lekë, nuk e di bëjeni publike sepse nuk kam probleme
Jorida Tabaku: 9 milionë lekë
Arenc Myrtezani: Atëherë më jepni lekët se m’i kanë vjedhur
Jorida Tabaku: Të t’i japë Klodian Zoto sepse kaq deklarojnë për ty
Arenc Myrtezani: Të dyja palët, më gjeni lekët, kjo është karta ime e bankës, urdhëro merre, shko tek banka dhe verifiko rrogat
Jorida Tabaku: Jo po u kryeka pastrim para me rrogat e punonjësve
Arenc Myrtezani: Mos më ngatërro mua
Jorida Tabaku: Jo, jo u ngatërrove vetë
Arenc Myrtezani: Seriozisht është rroga ime 9 milionë lekë aty.
Jorida Tabaku: Përveç kompanive fictive u pastrokan para dhe me rrogat e punonjësve.









































