Google search engine
Home Bota Rajoni “Kosova ka 15 vite shtet, pranoje!”, shkrimtarja vë në siklet Vuçiç, e...

“Kosova ka 15 vite shtet, pranoje!”, shkrimtarja vë në siklet Vuçiç, e acaron keq me deklaratën e saj. Ja si reagon presidenti

0
275

Shkrimtarja serbe Biljana Srbljanovic ka replikuar me Presidentin e saj, Aleksandar Vuçiç mbi çështjen e Kosovës.

Një debat me tone të larta u bë në emisionin “Prva tema”, ku sipas shkrimtares, Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, madje kërkoi edhe marrëdhënie të mira.

“Kosova ka 15 vite shtet. Duhet të kemi marrëdhënie të mira se jemi vende fqinje. Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë drejt përfundimit,” u shpreh Srbjanovic.

Kjo zuri ngushtë Presidentin Vuçiç, i cili me ironi iu përgjigj se ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president që ka krijuar mendime të tilla.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Sa i përket drejtësisë, nuk ka dyshim se Serbisë i është bërë padrejtësi e madhe”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here