Google search engine
Home Politike Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e 2 ministrave të tjerë pas Tahirit dhe...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e 2 ministrave të tjerë pas Tahirit dhe Kokës: Shembulli kroat do godasë majtas dhe djathtas

0
246

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar për të tjera arrestime ministrash. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se pas arrestimit të ish-ministrave Saimir Tahiri dhe Lefter Koka do të ketë të tjerë emra që do të arrestohen. Avokati theksoi, se nga të dyja partitë do të ketë goditje. Avokati Spartak Ngjela tha, se këtu do të ketë zbatim të shembullit kroat. “Janë disa ministra, në të dy krahët. Janë dhënë shenjat në treg, që ka dy ose tre të tjerë, në të dy krahët. Mua më doli fjala, që i ra majtas. Antikorrupsioni ka filluar majtas, tani nuk e di si do të vazhdojë. I pari e bëri Bonaparti, që i ra majtas, kur erdhi në pushtet, pastaj e mori djathtas. Edhe këtu të dy krahët do të goditen, nuk shpëtojnë dot. Por, ata që e drejtojnë, e njohin precedentin botëror. SPAK-un e drejton sekretari i Shtetit, ai foli botërisht. Ata e kanë drejtuar dhe në Kroaci, por këtu është më e rreptë historia”, tha ai. Avokati u shpreh, se korrupsioni në vend është rritur shumë. Ngjela tha, se dy ministra janë nën arrest dhe në vazhdim mund të ketë edhe arrestime të tjera. “Janë dy ministra të Ramës nën arrest për korrupsion, të cilët rrezikojnë Ramën. Mund të dalin dhe dy ministra të tjerë. Edhe ish-kryeministri, edhe kryeministri, janë në rrezik. Korrupsioni po avancon dhe ata nuk e lënë gjykatën të ngelet pa bërë vetingun deri në fund. Duke u nisur nga precedenti kroat, që është si ky i yni dhe drejtohej nga Uashingtoni dhe ai, 1 mijë të arrestuar ka atje. Këtu mund të vejë edhe më thellë”, tha ai.

Ngjela flet për të rrezikuarit nga drejtësia e re

Ndërkohë, avokat Spartak Ngjela ka folur edhe për mundësinë e shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të presidentit Ilir Meta. Për Ngjelën dhe pse nuk mund të flitet në mënyrë apriori, pasi në pamje të parë gjithçka duket si e vështirë, pasi Meta është ende president. Ngjela theksoi, se gjithçka do të varet nga natyra e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse do ta shkarkojnë dhe argumentet që do të jepen nga trupa e gjyqtarëve. “Por ne po themi vetëm keq, shkelja e rëndë e Kushtetutës nëse provohet në Gjykata Kushtetuese ka bishta penalë, por shikojmë se si do të japë GJ, shkelje e rëndë që nuk ka dhënë pasojë kriminale. E ka Gjykata Kushtetuese në dorë, ose e përjashton ose e lë president deri në korrik. Të shohim arsyetimin  e Gjykatës”, theksoi Ngjela. Avokati theksoi se edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë të rrezikuar nga drejtësia e re. Ai tha se Berisha mund të marr sipas tij rrugën drejt burgut. “Saliu e kishte forcën, por e humbi, se nuk ju nënshtrua Bashës, iku nga PD. Ai donte ta merrte partinë për këtë arsye, që ajo të mos jepte 2/3, por nuk e arriti dot, se nuk di të luftojë, lufton kundër Amerikës me broçkulla. Saliu dhe Rama janë të rrezikuar, se kanë bishtat mbrapa, që do të kalojnë nëpër procese. Rama do të fitojë diçka, kurse Berisha asgjë, ka ikur, ka marrë rrugën për në burg”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here