Google search engine
Home Sport Rudi Vata sulmon Dukën nga Shkodra: Dëmi që i ke bërë futbollit...

Rudi Vata sulmon Dukën nga Shkodra: Dëmi që i ke bërë futbollit në 20 vjet është i parikuperueshëm

0
265

I gjendur në Shkodër, Rudi Vata nuk i ka kursyer mendimet e tij në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në Federatën Shqiptare të Futbollit për zgjedhjen e presidentit të institucionit, ku ka shigjetuar dhe një herë tjetër Armando Dukën, si shkaktarin e të gjitha dramave të futbollit tonë, një president që sipas Vatës ka pasur rol negativ veçanërisht në njollosjen e futbollit shqiptar nga fenomeni i trukimeve, fenomen që e ka sjellë futbollin në zgrip dhe e ka bërë kampionatin të pabesueshëm, me pasoja të rënda për vazhdimësinë dhe një dëm që sipas Vatës është i parikuperueshëm. Në fakt, dihet që midis Vatës dhe Dukës ka pasur vazhdimisht përplasje, pasi vite më parë shkodrani ka qenë një nga kandidatët për president të FSHF-së dhe ai vazhdimisht e ka akuzuar Dukën si shkaktar të së keqes në futboll.

Vata e përsërit: Në shqipëri futbolli shihet si lojë bixhozi

Legjenda e futbollit shqiptar shprehet se dëmi që i është bërë futbollit në këto 20 vite është i parikuperushëm, pasi Shqipëria ka dalë si vendi me skuadrat më trukuese në historinë e futbollit botëror. “Unë e shoh futbollin si sport. Futbolli është një profesion ku suksesi arrihet përmes mundit, sakrificave, asaj që bën në fushën e stërvitjes, dedikimit dhe gjithë energjive që harxhon. Në përgjithësi futbolli shikohet si lojë bixhozi dhe në përgjithësi njerëzit që kanë investuar te futbolli në Shqipëri nuk kanë pasur lidhje me futbollin dhe sigurisht janë njerëz që kanë kontribuar për të ndërtuar një futboll që për mendimin tim dhe tuajin, jam i sigurt që ju e njihni më mirë fenomenin, futbolli shqiptar është një futboll që është trukuar historikisht. Ne kemi dalë si vendi me skuadrën më trukuese në historinë e futbollit botëror. Ekipi ynë kampion, më i miri i dekadës së fundit, është dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në kupat e Europës. Sigurisht ka marrë dhe një gjobë të majme. Ky futboll, që ata kanë treguar që kanë arritur një farë suksesi në arritjet e klubit shqiptar në grupet kualifikuese, mendoj që është pjesë e një strukture të gabuar dhe mendoj që ky lloj futbolli nuk duhet të ekzistojë më për vetë faktin se rinia brezat e rinj që po rriten nëse rriten me mendimin që një ndeshje futbolli është më e lehtë për tu manipuluar dhe sesa për tu fituar; me anë të mënyrës së trukimit, sesa me u stërvit, mendoj që ky nuk quhet sport”, nënvizoi Vata.

FSHF produkt i sistemit shqiptar

Në prononcimin e tij për mediat, Vata u ndal edhe një herë tjetër tek roli i Dukës dhe FSHF-së në procesin e trukimeve që e kanë bërë me njollë të zezë futbollin shqiptar edhe në rang europian. “Mendoj që janë të gjithë produkt i sistemit shqiptar. Sistemi shqiptar ka treguar që nuk është i drejtë dhe i ndershëm. Nuk është sistem i njerëzve që kanë programe dhe strategji të qarta. “Është një sistem ku trukimi është pjesë normale dhe gara sigurisht ka për të qenë kush do të jetë ai që do të mundohet për t’ia hedhur atij tjetrit dhe të dalë fitues nëpërmjet manipulimit, trukimit dhe mundësisë edhe nëpërmjet politikës për të qenë në krye të një institucioni i cili ka nevojë për njerëzit që vërtet e njohin, e kuptojnë, e vlerësojnë dhe sakrifikojnë për futbollin”, përfundoi ish-mbrojtësi i përfaqësueses Rudi Vata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here