Google search engine
Home Aktualitet Prapaskenat e zgjatjes së vetingut, si ambasadorët negociuan në prapaskenë duke mos...

Prapaskenat e zgjatjes së vetingut, si ambasadorët negociuan në prapaskenë duke mos ulur në tryezë PD-PS dhe frika për kapje të procesit në KLGJ-KLP

0
181

Zgjatja e afateve të vetingut ditën e enjte ka qenë një skemë e ndërkombëtarëve, veçanërisht e ambasadores amerikane Yuri Kim. Politika ishte e ndarë për këtë proces, ku PD nuk e kishte deklaruar votën, ndërkohë që vetë në PS ka pasur zëra kritikë për zgjatjen e afateve. Po ashtu ka pasur zëra se socialistët synonin që të kalonte në KLGJ dhe në KLP procesi, pasi do të ishte lehtësisht më i kontrollueshëm. Por mësohet se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur disa takime e biseda me krerët e dy grupeve parlamentare Taulant Ballën e PS dhe Enkelejd Alibejan e PD. Takimet kanë qenë të ndara dhe ambasadorja ka kërkuar nga PS që të bëjë lëshime ndaj PD, në mënyrë që kjo e fundit të japë votën pro. Socialistë zgjatën afatin e komisionit për inceneratorët dhe pranuan të ngrihen komisionet për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Vetë Rama të enjten në mbrëmje tha se nuk ka pasur negociata në anglisht, pro që sipas burimeve ka qenë ambasadorja amerikane ajo e cila ka bindur demokratët të japin votën e tyre. “Nuk kam asnjë dijeni për negociata në anglisht. Ne nuk negociojmë në anglisht. Ne nuk bindëm asnjeri dhe ne vajtëm për të votuar”, tha Rama. Sipas burimeve, ndërkombëtarët kanë qenë në dilemë nëse duhej zgjatur mandati apo jo, por zhvillimet që po ndodhin me KLGJ dhe KLP i kanë vënë në lëvizje. Në këtë organ Kuvendi do emërojë 4 emra të rinj dhe ka pasur shumë debate  mbi kapjen e këtij procesi. Të skualifikuarit kanë kontestuar procesin dhe kanë hedhur akuza se aty po futen persona të caktuar dhe kjo situatë ka vënë në lëvizje amerikanët, të cilët bindën PD që të japë votën pro dhe vetingu të vijojë te KPK.

Mesazhi i Bashës

Ishte vetë kreu demokrat Basha, ai i cili pas mbledhjes së grupit ditën e enjte tha se qëllimi i votës pro ishte së pari për të mos lejuar largimin e ONM dhe së dyti që procesi të mos kapet te KLGJ dhe te KLP. “Brenda pak ditëve Trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama i pari, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë gjithçka që të largojnë OMN-në nga Shqipëria dhe pastaj të shkojë në drejtim të paditur. Me gjithë problemet, përfshirë këtu edhe anëtarë të Komisioneve të KPK-së dhe KPA-së të korruptuar, të pezulluar prapë se prapë ka një dhe vetëm një shans, që Shqipëria të bëhet pjesë e Evropës, që pasuritë e shqiptarëve të mos i kenë një grusht njerëzish, që politikanët e korruptuar të shkojnë në burg një nga një siç kanë filluar të shkojnë në burg një më një dhe që pasuritë të mos jenë në duart e një grushti oligarkësh, por të jenë në duart e të gjithë shqiptarëve dhe që kriminelët mos të jenë në Parlament dhe në bashki dhe kjo është një drejtësi që funksiono”, tha Basha. Të mos harrojmë se para seancës ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi një mesazh të qartë për deputetët. Po ashtu pati dhe një deklaratë të përbashkët mes SHBA dhe BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here