Google search engine
Home Sport Ikona e Arsenalit mahnitet nga Armando Broja: Është shumë e vështirë të...

Ikona e Arsenalit mahnitet nga Armando Broja: Është shumë e vështirë të luash kundër tij

0
255

Martin Keoën, ikona e Arsenalit, ka lavdëruar sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili shkëlqeu në ndeshjen që Southampton barazoi kundër Manchester United.

Broja nuk shënoi dot sot, por Harry Maguire me siguri nuk do të donte ta kishte pasur përballë. Keoën, për sulmuesin shqiptar tha:

“Duhet ta duartrokasim Armando Brojën, për ritmin që ka. Më ka impresionuar vërtet te Southampton. Ai gjithashtu ka një fizik ekzemplar, arrin të fus topin atje ku Maguire nuk është në gjendje ta ndalojë.

Broja ka gjithçka i nevojitet. Shikoni ritmin, shihni sesi arrin të fitojë një top, si e ngacmon Maguire. Kaq i shpejtë, i pëlqen loja një për një edhe pse kundërshtarët janë rreth tij. Është shumë e vështirë të luash kundër këtij sulmuesi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here