Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji komentuan votim për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut.
Avokati Ngjela tha se kryeministri Edi Rama tregoi se nuk është një kryeministër për shkak të mungesës së tij në seancë.
“Shefi i mazhorancës nuk mund të abstenojë në një ligj që është fondamental për shoqërinë e tij”, kështu u shpreh Ngjela, ndërsa tha se sipas tij Rama mund të shkojë drejt dorëheqjes.
Pjesë nga biseda në studio:
Zheji: Reagimi që u bën pas votimi ishte për t’i dhënë një drejtim tjetër. Ky është një akt që u zhvilluar dje. mendoj që procesi i SPAK ka dalë flagrant. Rasti i korrupsionit FSHZH, ka thellësisht në sipërfaqe dhe kjo do të duhet të ishte një sukses i SPAK . Apeli i drejtohet edhe atyre që abstenuan. Nuk ka rëndësi çfarë subjekti politike je, ku bëhet fjalë për interes ndërkombëtar duhet të bashkosh votat.
Ngjela: Rama nuk ka qenë në votim, çfarë kërkon ai tani. Rama është drejt dorëheqjes. Ka qenë në parlament se di sa e vërtetë është , nuk ka votuar. Është drejt dorëheqjes sipas precedentit botëror. Fakti që doli kundër shenjat janë që mund të jenë drejt dorëheqjes. Përse nuk votoi.
Zheji: Votuan degët e partisë…I çoi delet në burim dhe thotë do të iki në Uashington.
Ngjela: Mendimi im është që është në prag të dorëheqjes. Në botë këto kanë ndodhur kështu. Kryeministri s’ka marrë pjesë në një votim esencial ka dhënë dorëheqjen. Ai mund të mos e bëjë, por është i rrezikuar. Mund të ketë shumë arsye që nuk ka votuar…
Zheji: Është një non sens logjik, nuk mund të hamendësoj deri tek dorëheqja. Duke qenë se është një votë e një rëndësie të jashtëzakonshme , u gjet përsëri një dakordësim, pra në një akt të tillë madhor nëse nuk ka pasur arsye madhore mungesa e kryeministrit është e pakuptueshme…
Çështja e Toyota Auris
Zheji: Është një luftë politike Berisha-Basha. Mendoj që prokurorët belgë kanë ardhur sepse donin të dinin burimin e informacionit. Ai është në koshiencën e tij ose të tregojë burimin ose të mos e tregojë burimin.
Ngjela: Me proces penal është i detyruar, por duhet t’i ruhet kallëzimit të rreme.