Google search engine
Home Aktualitet “Po jetoj një aventurë të madhe”/ Tronditi opinionin publik, shqiptari i përfshirë...

“Po jetoj një aventurë të madhe”/ Tronditi opinionin publik, shqiptari i përfshirë në vrasjen e të riut grek tregon si u arratis: Tani nuk kam frikë nga asgjë!

0
231

Ndërkohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke në lidhje me vrasjen e një të riu, 20-vjeçari me origjinë shqiptare, Roxhers Demirazi, është dorëzuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Korçës.

Ai ka shkuar vetë në komisariat, duke theksuar se është penduar për ngjarjen dhe se kishte gabuar që ishte larguar nga shteti helen. Burimet bënë me dije se i riu ishte shoqëruar nga babai i tij në komisariat. “Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë ndodhet i shoqëruar shtetasi R. D., 20 vjeç, lindur në Selanik, banues në Korçë, i shpallur në kërkim nga Policia greke, si i përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi grek A. K., në Selanik, Greqi”, sqaroi shkurtimit Policia.

Para se të dorëzohej, 20- vjeçari shqiptar ka folur për mediat greke, duke theksuar se askush nuk e kishte ndihmuar të arratisej dhe se ky kishte qenë vendimi i tij. Gjatë intervistës për “ALPHA”, me zë të dridhur, 20- vjeçari iu referua vendimit të tij për t’u larguar drejt Shqipërisë pas asaj që pa në lajme rreth ngjarjes dhe u tremb. “Babai do të ikte me gjyshen dhe u thashë të largohesha edhe unë. Askush nuk më ndihmoi të ikja. Vendimin e kam marrë vetë. Ajo që po jetoj është një aventurë e madhe për jetën time dhe jam shumë i frikësuar. Për tani nuk kam frikë nga asgjë. Të tjerat do t’ia them hetuesit”, tha 20- vjeçari.

I riu shqiptar i shprehu ngushëllimet familjes së të riut grek Alkis Kampanos, i cili mbeti i vrarë natën e 2 shkurtit. Edhe më herët, avokati i tij grek kishte deklaruar se Demirazi ka kërkuar që të dorëzohet.

“Ai do të pranojë të vijë në Greqi për të dhënë shpjegime dhe në vendin tonë do të ketë një gjykim të drejtë”, ka thënë avokati, i cituar nga mediat helene. “Klienti im është dorëzuar në Policinë e Korçës dhe do të ndiqet procesi ligjor i ekstradimit të tij në mënyrë që ai të vijë në Greqi dhe të vlerësohet çështja e tij në gjykatë. Ai u dorëzua vullnetarisht duke deklaruar se heq dorë nga e gjithë e drejta për të qëndruar në vendin e tij dhe dëshiron të vijë në Greqi për t’u gjykuar”, tha avokati Paraskeva Spyratos. Pas vrasjes së 19-vjeçarit Kampanos në Selanik, Demirazi u arratis në Shqipëri.

Rreth 8 orë pas dorëzimit në policinë e Korçës, 20- vjeçari është dërguar me një automjet të vogël të policisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nga ku i është dorëzuar palës greke. Procedura është formale dhe policia nuk ka ndjekur hapat ligjor, për shkak se i riu ka shprehur vetë dëshirën për t’u dorëzuar. Roxhers Demirazi është shoqëruar drejt Selanikut nga Inspektori i Përgjithshëm i ELAS-it të Greqisë së Veriut, Konstantinos Skoumas, i cili e priti në kufirin greko-shqiptar në orën 21.20 me orën shqiptare. I riu ka ndjekur procedurat e njëjta si çdo person tjetër. Sipas mediave greke, Skouma ka informuar për këtë zhvillim të rëndësishëm Ministrin e Mbrojtjes se Qytetarit, Taki Theodoraki. Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim dy shqiptarë dhe 6 shtetas grekë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit. Demirazi është një ndër të dyshuarit si pjesë e grupit të huliganëve. Ai u identifikua prej shenjave të gishtërinjve pasi u gjetën në disa shkopinj në vendin e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here